0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev i vlerësoi pozitivisht konsultimet ndërshtetërore ruso-gjermane të nivelit të lartë në Ekaterinburg duke vënë në dukje, se marrëdhëniet dypalëshe "po zhvillohen në të gjitha drejtimet". Ai shprehu besimin, se partnerët gjermanë do të marrin pjesë në mënyrë aktive në projektin inovativ rus të Qendrës "Skolkovo". Kancelarja e RFGJ Angela Dorothea Merkel, nga ana e vet, theksoi se Moska dhe Berlini arritën një nivel të lartë mirëkuptimi, gjë kjo që do të lehtësojë ndjeshëm bashkëpunimin në sferën e modernizimit dhe inovacioneve. Mbi bazë të përfundimeve të konsultimeve u nënshkruan një sërë dokumentesh.