Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë publikoi të dhënat që dëshmojnë mbi reduktimin e verifikimeve e kontrolleve jashtë planit të sipërmarrësve. U refuzua dhënia e lejes për zhvillimin e çdo verifikimi të dytë këtë vit për shkak të mungësës së argumentimit. Ekspertët e anketuar nga gazeta "Kommersant" mendojnë, se rënia e numrit të kërkesave ndodhi falë ndërhyrjes së udhëheqjes së vendit si dhe hyrjes në fuqi të ligjit "Mbi mbrojtjen e të drejtave të personave juridikë dhe sipërmarrësve individualë". Vërtet, duhet thënë se ndihet ende njëfarë mungesë ushtrimi presioni nga ana e autoriteteve federale. Ndërkaq edhe statistika pozitive mund të dëshmojë mbi atë, se jo të gjitha ankesat në adresë të sipërmarrësve kalojnë nëpërmjet prokurorisë. Sociologët arritën në konkluzionin, se zhvillimin e biznesit e pengon gjithnjë e më shumë sistemi i licencimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes. Gjatë zhvillimit të verifikimeve qendron  në mënyrë fort të mprehtë kërkesa për të paraqitur një numër shumë më të madh dokumentesh në krahasim me ato që kërkohen nga ligji.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Kryetari i Këshillit Koordinues të Sindikatës së Sipërmarrësve "Lidhja e lirisë" Vlladlen Maksimov

0 vë në dukje, se përveç kësaj, afërsisht 30% e biznesmenëve janë të pakënaqur nga fakti i të hedhurit vazhdimisht të fjalës në mënyrë direkte apo indirekte në lidhje me domosdoshmërinë e pagimit të shërbimeve të lidhura me verifikimin e ndërmarrjeve. "Ne e kuptojmë për mrekulli, se askush nuk do të paraqesë të dhëna të tilla objektive. Sepse ato, gjoja, nuk i kanë. Meqenëse verifikimet janë si zyrtare, ashtu dhe jozyrtare. Kur vijnë po ata kontrollorë me dokumente të vërteta dhe thonë: "Si t'ju verifikojmë në mënyrë zyrtare apo jo? Sipërmarrësi shpesh herë preferon të verifikohet zyrtarisht. Megjithëse të dhënat e tërthorta dëshmojnë mbi atë, se në rajonin qendror të vendit po evidentohet këto dy vitet e fundit njëfarë avancimi në drejtim të minimizimit të numrit të verifikimeve. Të paktën, sindikata jonë mund ta komfirmojë këtë gjë. Por problemet sistemore nuk po gjejnë zgjidhje megjithatë. Prandaj nuk mund të them se ka ndryshuar ndonjë gjë në mënyrë kardinale", konkludon

Kryetari i Këshillit Koordinues të Sindikatës së Sipërmarrësve "Lidhja e lirisë" Vlladlen Maksimov.