Kompania British Petroleum (BP) arriti të reduktojë derdhjen e vëllimit kryesor të naftës nga pusi që pësoi avari në Gjirin e Meksikës. Siç njoftoi Zv/presidenti i koncernit britanik Kent Wells, rezultati u arrit gjatë provave që u bënë për vendosjen mbi të çarën e pusit të një kupole të re bllokuese. Inxhinierët arritën të mbyllin tashmë një nga valvulat e kupolës. Pas mbylljes edhe të dy të tjerave derdhja e naftës do të ndalohet plotësisht, sigurojnë me bindje specialistët.