0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me Kancelaren gjermane Angela Dorothea Merkel dhe biznes qarqet e të dyja vendeve i ftoi kompanitë gjermane të marrin pjesë në modernizimin e ndërmarrjeve ruse. Ai u premtoi gjithashtu investitorëve të huaj kushte komforte gjatë fillimit të funksionimit të Bashkimit Doganor. Merkel, nga ana e vet, shprehu shpresën në atë, se hyrja e Rusisë në bashkimin me Bjellorusinë dhe Kazakistanin nuk do të pengojë pranimin e shpejtë të vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë.