0Ekspertët polakë deshifruan fragmentet e mbetura të paqarta më parë të komunikimit të ekuipazhit, të regjistruara nga "kutitë e zeza" të aeroplanit  presidencial Tu-154 që u rrëzua nën Smolensk më 10 prill të këtij viti, deklaroi Ministri i drejtësisë i republikës polake Kshishtov Kvjatkovskij (Krzysztof Kwiatkowski). Sipas fjalëve të tij, këto fragmente nuk u deshifruan nga pala ruse. Përmbajtjen e tyre autoritetet polake nuk e bëjnë publike. Ndërkohë, mjetet vendase të informimit masiv njoftuan, se ato përmbajnë fjalët e komandantit të ekuipazhit Arkadi Protasjuk, i cili disa sekonda para se të ndodhte tragjedia tha: "Në qoftë se nuk do të ulemi, mua do të më vrasin". Në katastrofën që ndodhi nën Smolensk gjetën vdekjen 96 veta, ndër të cilët edhe Presidenti i Polonisë Leh Kaçinskij (Lech Kaczynski) dhe bashkëshortja e tij.