0Nuk do të ishte keq sikur parlamentarët rusë të diskutonin idenë mbi vendosjen e një gjobe të rëndë për krime korrupsioni, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në mbledhjen e Këshillit të legjislatorëve. Ai u pajtua me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Federatës Sergei Mironov për të mbajtur një qendrim të tillë ndaj korrupsionit si ndaj një krimi të rëndë dhe për të mos patur mundësi gjatë kësaj të shfrytëzohen afatet e dënimit me kusht. Medvediev bëri thirrje për të aplikuar edhe lloje të tjera dënimi për krime të lidhura me korrupsionin të tilla si puna korrektuese dhe heqja e të drejtave për të zënë poste drejtuese.