0Kryeministrja e re e Sllovakisë Iveta Radiova nuk dëshiron që vendi i saj të marrë pjesë në dhënien e ndihmës financiare Greqisë, e cila po përjeton aktualisht një krizë shumë të mprehtë financiaro-ekonomike. BE dhe FMN krijuan mekanizmin e përbashkët të mbështetjes financiare të Greqisë me vëllim prej 750 miliardë eurosh. "Kontributi"  i Sllovakisë, sipas detyrimit të marrë mbi vete nga ish qeveria e vendit, përbën 800 milionë euro. Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në takimin me Kryeministren Iveta Radiova deklaroi, se këto detyrime duhet të plotësohen medoemos.