0Negociatat në lidhje me programin bërthamor iranian janë gati për rifillim, por afatet e zhvillimit të tyre nuk janë bashkërenditur akoma, njoftoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov. Ai konfirmoi, se "gjashtëshja" (Rusia, SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania) pret nga Teherani "një përgjige kostruktive". Situata e krijuar rreth dosjes bërthamore u acarua pas asaj kur në shkurt Presidenti i vendit Makhmud Akhmadinedzhad deklaroi, se Teherani prodhoi partinë e parë të uraniumit të pasuruar. Irani gjithashtu deklaroi mbi synimin e vet për të ndërtuar 10 uzina për pasurimin e uraniumit. Si përgjigje ndaj kësaj Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e radhës mbi rreptësimin e sanksioneve ndaj Teheranit.