0Këshilli i Federatës sanksionoi një datë të re përkujtimore - Ditën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (2 shtator). Si bazë ligjoro-ndërkombëtare për vendosjen e një date të tillë shërben Akti mbi kapitullimin e Japonisë, i cili u nënshkrua më 2 shtator të vitit 1945 në emër të Kombeve të Bashkuara prej përfaqësuesve të shteteve aleate, ndër të tjera edhe Bashkimi Sovjetik, i cili ndodhej në gjendje lufte me Japoninë. Dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kremtohet në shumë vende të botës.