0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev uroi Presidentin e Francës Nicolas Sarkozy me rastin e festës kombëtare - Ditën e marrjes së Bastilies. Rusia është e gatshme të forcojë biznes bashkëpunimin me Francën duke vënë theksin në sferat e teknologjive të larta vihet në dukje, ndër të tjera, në mesazhin e Medvedievit. Presidenti i Rusisë e quajti drejtim të rëndësishëm të dialogut të të dy vendeve koordinimin e qendrimeve e pozitave në lidhje me problemet aktuale të politikës botërore. Një kontribut i qenësishëm në zgjerimin e lidhjeve shumëplanëshe, sipas mendimit të tij, u bë zhvillimi i Vitit të ndërsjelltë kulturor Rusi-Francë.