0Për të nderuar kujtimin e bashkatdhetarëve të syrgjynosur prej bolshevikëve nga Rusia dhe destinohet lundrimi përkujtimor detar nëpër vendet e qendrimit të anijeve ruse. 90 vjet më parë nga Krimeja filloi largimi i Ushtrisë dhe Flotës Ruse si dhe mijëra refugjatëve. Itinerari i tanishëm do të përsërisë rrugën e emigrantëve rusë, por në drejtim të kundërt. Anija do të kalojë nëpër portet mesdhetare dhe bregdetin e Detit të Zi, kurse më pas do të kthehet në Sevastopol. Në këtë lundrim marrin pjesë më tepër se 60 pasardhës të emigrantëve rusë nga Franca, Gjermania, Belgjika, Çekia, Zvicra dhe vende të tjera.