BE do të vazhdojë, dyshim, procesin negociator mbi anëtarësimin me të drejta të plota të Turqisë, deklaroi komisari evropian për politikën e zgjerimit Stefan Fϋhle në Stamboll, në mbledhjen kushtuar çështjeve të eurointegrimit të Ankarasë. Ai vlerësoi gjithashtu mjaft lart perspektivën e zhvillimit të referendumit të planifikuar për në shtator për amendamentet në kushtetutën e republikës, të cilën e inicioi partia drejtuese për arritjen e përshtatshmërisë me normat evropiane.