Forcimi i bashkëpunimit tregtaro-ekonomik është tema kryesore e konsultimeve ruso-gjermane në nivel të lartë që do të zhvillohen në Ekaterinburg. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe Kancelarja e RFGJ Angela Merkel do të diskutojnë realizimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, në veçanti, ndërtimin e gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"). Në rendin e ditës të takimit janë gjithashtu edhe marrëdhëniet Rusi-BE dhe Rusi-NATO, problemi bërthamor iranian, rregullimi i konfliktit në Lindjen e Mesme si dhe shumë çështje të tjera aktuale. Përveç kësaj, Medvediev dhe Merkel do të marrin pjesë edhe në mbledhjen përfundimtare plenare të Forumit të shoqërive civile të Rusisë dhe Gjermanisë "Dialogu peterburgas".