0Bashkimi Evropian po ndërpret përkohësisht ndihmën humanitare prej 600 milionë eurosh të destinuar për Afganistanin deri në kohën e shpalljes së rezultateve të konferencës ndërkombëtare të vendeve donatore,  e cila do të zhvillohet në Kabul më 20 korrik. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi special i BE në Afganistan Vygaudas Yusakas. Sipas fjalëve të tij, në qoftë se rezultatet e konferencës do të jenë pozitive, atëhere BE mund ta rrisë vëllimin e ndihmave për Afganistanin me 200 milionë euro në vit.