0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev diskutoi në një bisedë telefonike me Presidenten e Kirgistanit të periudhës kalimtare Roza Otunbajeva çështjet e dhënies së ndihmës republikës nga ana e Rusisë, njofton shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në jug të Kirgistanit në fillim të qershorit ndodhën përplasje të armatosura midis kirgizëve dhe uzbekëve të cilat u shoqëruan me pogrome dhe grabitje. Gjatë një muaji të tërë Rusia i ka dhënë Kirgistanit më tepër se 700 tonë ndihma humanitare me shumë të përgjithshme gati 5 milionë dollarë.