Zëri i Rusisë  

Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko u bëri thirrje punëdhënësve që gjatë ditëve të vapës anomale të vendosin në ndërmarrjet e veta kohën e siestës - një pushim të gjatë në orët e mesditës. Ekspertët janë më se të bindur, se ky propozim është i destinuar për dështim, meqenëse një risi e tillë sjell me vete një masë të tërë problemesh. Gazeta "Komsomolskaja pravda"kujton, se Genadi Onishenko jo për të parën herë u propozon rusëve të mendojnë për siestën. Për më tepër se pushimi i gjatë i pasdrekes është traditë e hershme në shumë vende evropiane, për shembull në Itali dhe Spanjë. Pushimi i pasdrekes në këto vende zgjat 3 orë. Pothuajse gjysma e moskovitëve që punojnë do ta mbështesin propozimin e Onishenkos. Blic-sondazhi i zhvilluar tregoi, se shumica nga të dy mijë respondentët e testuar do tu këshillonte shefave e drejtorëve të vet të rishikojnë grafikun e punës. Por këtu është e rëndësishme të mendohet në lidhje me atë, se ku të shkojnë njerëzit dhe si do ta kalojnë këtë kohë sieste ata. Mund të marrin si shembull kolegët e tyre të huaj. Në Nju Jork në Manhatën, ku janë të përqendruara praktikisht të gjitha zyrat, u duk para pak kohësh një numër i madh kabinetesh relaksimi. Përse mos të bëhen dhoma të tilla në çdo ndërmarrje? Të kompletohen ato me disa divanë - le të dremisin pak njerëzit. Por ekzistojnë edhe një sërë problemesh të tjera të lidhura me siestën e pritshme. A do të shkurtohet vallë dita e punës për shkak të pushimit të gjatë të drekës dhe si do të pasqyrohet kjo në rrogën e bashkëpunëtorëve? A do të bëhen amendamente në Kodin e Punës, i cili reglamenton numrin e orëve të punës? Do të duhet të ndryshohet gjithashtu grafiku i funksionimit të transportit publik, bankave dhe strukturave të tjera. Themeluesi i Qendrës shoqërore të organizatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut të Moskës, juristi Mihaill Sallkin kujton mbi të drejtat e bashkëpunëtorëve, të cilat janë të lidhura me kushtet e punës: "Duhet kujtuar, se në përputhje me kërkesat mbi sigurinë e punës temperatura në mjedisin, dhomën e punës nuk duhet ti tejkalojë të 28 gradët. Në qoftë se ajo është më e lartë punëdhënësi do të jetë i detyruar të shkurtojë ditën e punës. Në qoftë se ne do të aplikojmë kohën e siestës, ku të shkojnë atëhere bashkëpunëtorët? Ta zemë se pushimi do të zgjasë nga ora 12.00 deri në 16.00. Ata do të kthehen për të kaluar këto orë në shtëpi në metronë mbytëse? Problemi nuk është bashkërenditur. Ndër të tjera duhet thënë se shumë bashkëpunëtorë në qytetet e mëdha janë të lidhur me veprimtari, aktivitet ndërkombëtar, ndërsa në shumë vende nuk ka një siestë të tillë. Por sido që të jetë në të vërtetë të gjitha këto gjëra mund të rregullohen me mirëkuptimin e ndërsjelltë të punëdhënësit dhe të punësuarit dhe në ndërlidhuri me Kodin e Punës. Ekziston mundësia e asaj që për sa kohë të gjitha këto të aplikohen në jetë të vijë vjeshta, ose duke marrë parasysh motin e paqendrueshëm në territorin e Rusisë, të bjerë vapa e të fillojnë shirat", tha Themeluesi i Qendrës shoqërore të organizatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut të Moskës, juristi Mihaill Sallkin.