Shkarko audiofailin

Fjala "luftë" nuk ndeshet shpesh në fjalimet e deklaratat zytare të politikanëve ballkanikë, por edhe në qoftë se përmendet, ajo ka të bëjë vetëm me të kaluarën. Por ja më në fund "ia arritëm ditës". ...Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës "i kërcënohet hapur me luftë Serbisë", - deklaroi Presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Problemi konsiston në atë, se Kreu i MPB të qeverisë së përkohshme kosovare Bajram Rexhepi ka ndërmend të dërgojë në veri të krahinës, zonë kjo e populluar kryesisht me banorë serbë, nënrepartet speciale të policisë kosovare. Vërtet ai saktësoi, se këto nënreparte do të jenë multietnike. Në përbërjen e tyre do të ketë edhe serbë.  Kështu, lind në mënyrë krejtësisht të natyrshme pyetja: përse mund të duhen njësitë e destinacionit të posaçëm në veri të krahinës? Në qoftë se do ta pranojmë si aksiomë pozitën aktuale të 69 vendeve, se Kosova nuk do të kthehet kurrë në përbërjen e Serbisë, atëhere i bie që edhe veriu i Kosovës të mos bëhet kurrë pjesë e republikës së vetëshpallur. Me metoda paqësore veriu i krahinës nuk do të mund të integrohet. Kështu që nuk përjashtohet mundësia e asaj që Rexhep Bajrami të përpiqet ta bëjë këtë nën maskimin me synimin e forcimit të ruajtjes së rendit, mendon historiani rus, docenti i Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU) Vadim Prozorov: " - Kjo iniciativë e Prishtinës, po ashtu si dhe të gjitha iniciativat paraardhëse janë të lidhura me tentativat e qeverisë shqiptare kosovare për të deklaruar në ndonjëfarë mënyre mbi të drejtat e veta, për të marrë nën kontrollin e vet rajonet veriore, të cilat nuk i nënshtrohen autoriteteve shqiptare kosovare", - thotë Vadim Prozorov.

Të gjitha këto janë plotësisht të kuptueshme edhe për ithtarët e pavarësisë së krahinës. Meqenëse çdo shpërthim vale dhune në Kosovë është goditje edhe mbi imazhin e SHBA, edhe mbi atë të BE. Prandaj në Evropë kanë filluar, vërtet tani për tani, vetëm bisedat jozyrtare, në mesore e korridore mbi njëfarëlloj "statusi special" të pjesës veriore të Kosovës. Botimi "EU observer" me referim tek fjalët e disa zyrtarëve evropianë që shprehën dëshirën të mbeten anonimë shkruan mbi atë, se veriu i Kosovës mund të marrë statusin, i cili në disa gjëra do të jetë i ngjashëm me statusin e Tirolit Jugor në Itali, por gjatë kësaj asnjë zyrtar evropian, qoftë anonim apo konkret, nuk toleron rishikimin e statusit të Kosovës.

Mendimi i historianit rus, docentit të Universitetit Shtetëror të Moskës Vadim Prozorov. "- Po ç'leverdi, me thënë të drejtën, do të kenë serbët nga dhënia veriut të krahinës të një statusi të tillë? Një gjë është në qoftë se ti jeton në një vend të zhvilluar e të begatë, dhe gjë krejtësisht tjetër kur ky status është deklaratë e zakonshme politike. Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar mbi statusin e Kosovës si të tillë. Në mesore e korridore mund të zhvillohen një mori e tërë bisedash të çfarëdollojshme, por dhënia e ndonjëfarë statusi territoreve veriore të krahinës do të jetë e pamundur për sa kohë që nuk është gjetur një përgjigje në lidhje me pyetjen kryesore: çfarë përfaqëson në vetëvete Kosova?".

0Aty nga fundi i verës pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në lidhje me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Siç dihet vendimi nuk është i detyrueshëm për zbatim. Ai do të ketë karakter rekomandimi, por megjithatë diplomacia serbe lidh shpresa të mëdha me të.