0Ansambli i këngëve dhe valleve i fëmijëve të "Rrugëve Hekurudhore të Rusisë" doli fitues në Festivalin ndërkombëtar në Tunizi. Grupin rus («Sorvanci» -"Huliganët"), të përbërë prej djemsh të moshës nga 4 deri në 14 vjeç, e vlerësuan si më të mirin menjëherë në të gjitha nominacionet. «Сорванцы» ("Huliganët") arritën të lënë pas vetes rivalët e tyre nga 10 vende. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, fëmijët dolën me koncerte në qendrën ruse të Tunizisë si dhe në skena të ndryshme të qytetit Sousse, ku dhe u zhvillua festivali në fjalë.