0Fidel Kastro (Castro) u duk për herë të parë pas disa vitesh në ekranet televizive kubane. Ai morri pjesë në edicionin special të emisionit televiziv me mjaft popullaritet "Tryeza e rrumbullakët". Tema të takimit të Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Kubës me gazetarë dhe shkencëtarë të njohur u bënë situata rreth Iranit dhe acarimi i marrëdhënieve midis RPD të Koresë dhe Koresë së Jugut. Kastro, i cili në gusht mbush 84 vjeç, dukej i gjallë, i freskët dhe me shëndet të përmirësuar. 4 vjet më parë Liderit kuban i bënë një operacion kirurgjikal serioz.