0Plot 50 vjet më parë një nga personazhet më të njohur të letërsisë për fëmijë të shekullit të XX-të të shkrimtarit anglez Alan Alekxander Milne arushi Winnie-the-Pooh filloi të flasë rusisht. Kjo ndodhi më 13 korrik të vitit 1960, kur u botua libri "Winnie-the-Pooh dhe gjithë të tjerët", i përshtatur në gjuhën ruse nga shkrimtari i njohur Boris Zahoder. Kurse në vitin 1969 piktori animator Fjodor Hitruk vendosi të xhirojë filmin multiplikativ për Winnie-the-Pooh, i cili u bë një nga më të dashurit për gjithë fëmijët.