Zëri i Rusisë Vapa anomale ka përfshirë 14 rajone të Rusisë. Këshilltari i Presidentit për çështjet e klimës Aleksandër Bedrickij njoftoi, se një thatësirë të tillë Rusia nuk mban mend që nga viti 1972. Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të tij, është diçka inkorrekte të thuhet se moti i tanishëm është pasojë e ndryshimit global të klimës, sepse periudha e matjeve gjatë të cilave evidentohet klima përbën 30 vjet. Dhe nuk dihet në se do të përsëritet vallë apo jo vapa anomale pas 30-40 vjetësh.