0Sanksionet mund të fokusojnë vemendjen e Iranit në domosdoshmërinë e bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Sipas fjalëve të tij, Teherani duhet të vendosë lidhje të ngushta me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA-n) dhe me "gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë, të cilët përpiqen të zgjidhin problemin e tij bërthamor me rrugë diplomatike. Situata u acarua në muajin shkurt, kur Presidenti i Iranit Makhmud Akhmadinedzhad njoftoi mbi pasurimin e një partie uraniumi në vend deri në nivelin 20%. Në qershor Këshilli i Sigurimit i OKB-së rreptësoi sanksionet ndaj Iranit si kundërpërgjigje për refuzimin e tij që të sqarojë pikësynimet e programit të vet bërthamor.