Zëri i Rusisë Në Dagestan (republikë ruse kjo në Kaukazin e Veriut) u ndalua një grup të dyshuarash si terroriste-kamikaze. Siç njoftoi Qendra antiterroriste kombëtare, atyre iu gjetën "letrat e lamtumirës". Arrestimi i tyre u ndërmorr pas informacionit të marrë se në Mahaçkalla po zhvillohej intensivisht përgatitja e kryerjes së akteve terroriste në pjesën qendrore të Rusisë. 4 femrat e ndaluara janë vejusha të krerëve të neutralizuar të ilegalitetit të armatosur banditesk. Së bashku me to u morrën nën arrest edhe dy burra. Njëri nga ata në mars të këtij viti solli deri në periferitë e Moskës kamikazet që hodhën veten në erë në dy stacione të metrosë të kryeqytetit rus.