Zëri i Rusisë Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov nuk e vë aspak në dyshim faktin, se Traktati mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do të ratifikohet edhe nga Rusia, edhe nga SHBA. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai theksoi, se Traktati në shkallë të barabartë u përgjigjet si interesave ruse, ashtu dhe atyre amerikane. Përsa i përket rezistencës që i bëhet ratifikimit të tij në SHBA, kjo, sipas mendimit të deputetit rus, është e lidhur me zgjedhjet e pritshme në Senatin amerikan, të caktuara për 3 nëntorin.