0Irani i është afruar shumë zotërimit të potencialit që mund të shfrytëzohet për krijimin e armës bërthamore. Për këtë deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Mbledhjen e Ambasadorëve rusë në Moskë. Presidenti bëri thirje për tu distancuar nga çfarëdolloj "qasjesh të thjeshtuara" në lidhje me problemin bërthamor iranian. Ai konfirmoi bindjen e Rusisë në atë, se sanksionet nuk sjellin në rezultatet e dëshiruara, por pranoi megjithatë se Irani "nuk po sillet ashtu siç duhet". Sipas fjalëve të tij, qëllimi kryesor i rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Teheranin është arritja e rifillimit sa më të shpejtë të procesit të negociatave.