Zëri i Rusisë  

Qendrimet e Rusisë dhe SHBA ndaj garantimit të sigurisë pothuajse përkojnë plotësisht. Kjo është një nga deklaratat me të cilat Presidenti Dimitri Medvediev doli në Mbledhjen e Ambasadorëve rusë në Moskë. Të perceptuarit e asaj se në ç'botë ne jetojmë, se në ç'drejtim po lëviz kjo botë është bërë kusht i domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm edhe në politikën praktike, edhe në qendrimet ndaj problemeve ndërkombëtare, shprehet me bindje të plotë ai. "-Një kthesë e tillë po ndodh aktualisht në marrëdhëniet tona me shumë vende si dhe me një parter të tillë rëndësishëm si SHBA-të. Unë shpresoj shumë, se mbeturinat e "luftës së ftohtë" do të mbeten në të kaluarën. Dhe ne nuk kemi të drejtë të ndalemi në rrugën e nisur të vendosjes së mirëkuptimit të ndërsjellëtë midis dy fuqive të tilla potente si Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Presidenti Medvediev shprehu besimin në transformimin e NATO-s, në të cilën, si i thonë fjalës, "violinën e parë" e luajnë SHBA. Në radhë të parë duhet të ndryshojë qendrimi ndaj problemeve që kanë të bëjnë me sigurimin: bazë e tij duhet të bëhen lidhjet prej partnerësh me shtetet kyçe dhe organizatat rajonale. Presidenti rus theksoi, se Rusia është e gatshme të marrë pjesë në bashkëpunimi e barabartë me NATO-n së bashku me lojtarët e tjerë, në veçanti, me Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), në të cilën përveç Rusisë hyjnë edhe Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani. Në fakt kjo rrugë mund të jetë jo e lehtë për Rusinë, mendon anëtari i Komitetit për politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes të Dumës Shtetërore Fjodor Llukjanov: "- Bashkëpunimi i barabartë i NATO-s me Rusinë dhe Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv është objekt i një dialogu mjaft serioz. Por para se të fillohet ai Rusisë do ti duhet të ndërmarrë shumë përpjekje me qëllim që ta bëjë këtë Organizatë efikase. Tani për tani ajo nuk zotëron mundësi të veçanta dhe kjo gjë minimizon vlerën e saj në sytë e NATO-s. Bashkë me këtë, falë përpjekjeve të Rusisë, për nga pikëpamja politike Aleanca po vjen duke u pjekur gradualisht për ta njohur OTSK-në si lojtare të denjë në hapësirën evroaziatike. Një ndër komponentët më të rëndësishëm të bashkëpunimit me NATO-n është qendrimi i Rusisë dhe Aleancës ndaj perspektivës së krijimit të sistemit global të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Tani për tani SHBA kanë ndërmend, si dhe më parë, të dislokojnë në Evropën Lindore elementet e Mbrojtjes vetiake Antiraket. Në mesazhin e vet drejtuar diplomatëve Presidenti Medvediev theksoi, se në çështjen që ka të bëjë me MAR duhet të merret parasysh mendimi i të gjitha palëve të interesuara. Duke folur mbi iniciativën e përfundimit të Traktatit për sigurimin evropian Lideri rus vuri në dukje, se për realizimin e këtij projekti nevojitet vullneti kolektiv politik i liderëve evropianë. Dhe sot ai po formohet gjatë zhvillimit të debateve e diskutimeve mbi këtë temë. Erdhi koha që me përpjekje të përbashkëta tu përgjigjemi sfidave të shekullit të XXI-të të tilla si terrorizmi, përhapja e armës së shfaroses në masë dhe trafikimi i drogës.