0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev bëri thirrje për realizimin e projekteve të reja inovative me SHBA-s dhe BE. Duke marrë fjalën në Ministrinë ruse të punëve të jashtme në Mbledhjen e Ambasadorëve ai theksoi, se kursi për partneritet me qëllim modernizimin e vendit, që është marrë në samitin e Rostovit Rusi-BE, parashikon përpunimin e përbashkët të projekteve të mëdha duke përfshirë këtu edhe ripajisjen teknike të industrisë ruse". Sipas fjalëve të Medvedievit, "vizita e tij e paradokohshme në SHBA tregoi, se bashkëpunimi në sferën e inovacioneve krijon një rend pozitiv dite edhe në marrëdhëniet me Amerikën". Ai mendon, se mundësi të veçanta në sferën e investimeve ekzistojnë në grupin e BRIK-ut (në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina).