0Ambasadori i Rusisë në Kabul Andrei Avetisjan konformoi gatishmërinë e Moskës për realizimin e furnizimeve të armatimeve ruse në Afganistan. Ai kujtoi, se ushtria afgane në pjesën dërrmuese të saj është e pajisur me armë të kohërave sovjetike dhe se është tejet e interesuar në rinovimin e këtyre armatimeve, njofton Agjencia "Interfax". Diplomati theksoi, se Rusia është e gatshme për realizimin e furnizimeve të kësaj natyre si në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh, ashtu dhe sipas linjës së bashkëveprimit me NATO-n.