Çmimet e benzinës për automobilat po vazhdojnë të rriten dhe, duhet thënë,  këto kohët e fundit me ritme shumë më të shpejta se zakonisht. Siç shkruan gazeta "Novie izvestia", gjatë javës së kaluar çmimi mesatar i karburatit në gjithë territorin e Rusisë u rrit 0,3%, në një kohë kur deri para kësaj shtrenjtimi i përjavshëm ruhej në nivelin 0,1%. Tani për tani shuma e rritjes nuk është e madhe, në ekuivalent vlere të rublës ajo matet me kopekë (qindarka), por e rëndësishme në këtë rast është vetë tendenca. Sipas mendimit të analistëve, aty nga fundi i verës çmimi i benzinës në krahasim me fillimin e vitit do të përbëjë jo më pak se 8%.

                                                                                                ***

Për çdo këngë që tingëllon pa lejen e autorit që këtej e tutje do të duhet të paguhet një gjobë e madhe. Sipas dëshmive të gazetës "Moskovskij komsomolec", gjykatat filluan tanimë të gjobisin pronarët e lokaleve që shfrytëzojnë regjistrimet e këngëve, melodive të ndryshme autoriale apo ndezin radion me 100 mijë rubla (2.557,5 euro). Sipërmarrësit, në parim, janë të gatshëm të lidhin kontrata të licencuara me mbajtësit e të drejtave autoriale, por u ngatërruan keq në skemat jo transparente të realizimit të pagesave. Ndër të tjera nuk është aspak e qartë, se kujt konkretisht duhet ti paguajnë, sepse në treg janë përhapur si kërpudhat pas shiut ndërmjetësit e shumtë.

                                                                                               ***

0 Ministria e financave shpalli mbi gatishmërinëe vet për riorientimin e gjithë vëllimit të planifikuar të huave shtetërore nga tregu botëror në atë të brendshëm. Shkaqet zyrtare të këtij hapi janë: jostabiliteti i kursit të valutës së huaj dhe destabilizimi i tregjeve të jashtme. Por mbulimi i deficitit buxhetor me marrjen e mjeteve nga sektori real i ekonomisë, duke i mohuar, hequr industrisë mundësinë e marrjes së kredive, është si minimum, një punë jo racionale. Kështu mendojnë ekspertët e anketuar nga

botimi "Njezavisimaja gazeta"

0.