0Në Osetinë e Jugut mbërriti delegacioni i bashkëkryetarëve të Diskutimeve të Gjenevës i kryesuar nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian Pierre Morel. Në përbërjen e delegacionit hyjnë përfaqësues të Komisionit Evropian, OSBE dhe OKB-së. Në Chinvali ata do të takohen me përfaqësuesin e Presidentit të Osetisë së Jugut për rregullimin e postkonfliktit Boris Çoçijev dhe Kreun e MPJ Murat Xhiojev. Në programin e vizitës është planifikuar gjithashtu edhe vizitimi i refugjatëve në qendrat kolektive.