Shkarko audiofailin

Në fillim të shekullit të XIX-të shoqëria e lartë, mondane e Rusisë, po ashtu si dhe ajo e Evropës, e pranoi, e perceptoi Napoleonin si hero: aristokracia ruse jetonte me idealet e tij, fliste frengjisht, portretet e Napoleonit zbukuronin muret e salloneve të pritjes. Gjurmët e një hobi, prirjeje të tillë i demonstron ekspozita e aktit dekorativo-aplikativ që u hap në Muzeun-rezervat moskovit "Caricino". Ekspozita paraqet modele veprash të stilit ampir, i cili lindi në epokën e Napoleonit dhe mori përhapje shumë të shpejtë në gjithë Evropën, ndër të tjera edhe në Rusi. Dëshmi e gjallë e kësaj janë pjatat e porcelanit me shëmbëlltyrën e Perandorit rus Aleksandrit të I-rë që doli triumfator mbi Napoleonin dhe pjesëmarrësit e Luftës Partriotike të vitit 1812. Të gjitha ato janë prodhime të uzinave ruse të specializuara për prodhimin e porcelanit artistik të Sѐvresit francez, modën e të cilave e diktonte dhe e përhapte manifaktura franceze e porcelanit e Sѐvresit, e cila prodhonte në periudhën e fundit të shekullit të XVIII- fillimit të shekullit XIX-të posaçërisht për Perandorin Napoleon Bonapart vazo të mëdha në stilin ampir dhe takëme, servise tavoline dedikuar fitoreve luftarake të tij. Si shembull servisi të vërtetë porcelani tavoline ekspozita demonstron takëmin e çajit të sjellë nga Franca. Në sendet e këtij takëmi të lara me ar figurojnë portretet e familjes së Napoleonit. Tematika nepoleoniane dhe tematika e luftës së vitit 1812 nuk e humbi aktualitetin e vet në art gjatë gjithë periudhës së shekullit të XIX-të. Ajo vazhdon të mbetet interesante, impresionuese edhe për piktorët dhe koleksionistët e ditëve tona.  Si për ta konfirmuar këtë të vërtetë të pamohueshme në stendën qendrore të ekspozitës është vendosur koleksioni i vazove të oborrit perandorak me tabllo skenash beteje me pjesëmarrjen e Napoleonit, që u ble para pak kohësh në ankand nga një koleksionist rus. Kurse pranë vazove franceze - si përgjigje ruse ndaj këtyre veprave të mrekullueshme luksoze - është vendosur një shtambë-karikaturë e Napoleonit. Por edhe kjo parodi e mjeshtrave rusë ka lidhje të drejtpërdrejtë me traditat franceze. Në Francën e periudhës së revolucionit ishin gjerësisht të përhapura pikturat-karikatura me subjekte politike, të cilat shërbenin si bazë për zbukurimin e porcelanit dhe fajancës. Shtamba ruse është model i një krijimtarie të kësaj natyre. Në të është pasqyruar subjekti se si fshatari rus dhe kozaku ndëshkojnë Napoleonin. Ja, pra, i tillë është ampiri rus! Me që ra fjala, në Rusi u krijua vërtet një variant i tillë i stilit ampir. Jeta ka treguar më se një herë, se lidhjet midis vendeve dhe popujve, që krijojnë kultura dhe artet, dalin shumë më të forta dhe më jetëgjata se çfarëdolloj lidhjesh të tjera.