0Kompania britanike e naftës British Petroleum (BP) shpenzoi 3,5 miliardë dollarë për likuidimin e pasojave të derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, njërës prej më të mëdhave për nga përmasat e përhapjes së vet në gjithë historinë e nxjerrjes së naftës, thuhet në press release e kompanisë. Për likuidimin e rrjedhjes së naftës po veprojnë 46 mijë bashkëpunëtorë të vetë kompanisë dhe vullnetarë amerikanë, rreth 6,5 mijë anije dhe dhjetra hekilopterë. Me qëllim që të mbyllet përfundimisht pusi e që të mos burojë më naftë prej tij BP po realizon shpimin e dy puseve lehtësusese. Shtëpia e Bardhë beson shumë në atë, se përpjekjet për likuidimin e rrjedhjes së naftës do të përfundojnë me sukses.