0Aparatet ruse të zhytjes në thellësi të mëdha "Mir" morrën kampione të ujit dhe llumit afër kombinatit të letër-celulozës të Bajkalit, i cili rifilloi punën e vet pas një pushimi 1,5 vjeçar. Kombinati kaloi gjatë punës në qarkullimin e mbyllur të ujit, gjë pas së cilës atij iu lejua sërisht të shkarkojë ujërat e prodhimit të vet në Bajkal. Rezultatet e provave të marra do të jenë gati brenda javës. Të martën batiskafët "Mir" do të realizojnë zhytje në rajonin e vullkanit të llumit "Shën Peterburg", ku ndodhet fusha e gazeve hidrate. Shkencëtarët i quajnë ato lëndën djegëse të së ardhmes, por tani për tani nuk ka ndonjë teknologji të provuar të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të tyre.