Zëri i Rusisë Sipas parashikimeve të sinoptikëve, temperaturat mbi 30 gradë dhe pa reshje priten gjatë gjithë javës që sapo filloi në Moskë, Zonën e Povollzhjes, në rajone të tjera të Rusisë. Humbjet nga thatësira në zonat agrare tashmë numërojnë miliona rubla. Po thahen drithërat, nuk mjafton ushqimi për kafshët. Situata është cilësuar si e jashtëzakonshme. Edhe një problem tjetër me të cilin do të përballohen fshatarët është llogaria që u duhet të japin përpara bankave për kreditë e marra në pranverë për llogari të mbledhjes së bereqetit. Vapa dhe thatësira nuk kanë ndërmend tani për tani të largohen nga Rusia Qendrore.