Zëri i Rusisë Spanja po kremton bujshëm fitoren e skuadrës së vet përfaqësuese në Kampionatin botëror të futbollit në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen finale spanjollët arritën të korrin fitore ndaj përfaqësueses së Holandës me rezultatin 1:0. Në minutën e 116 të kohës shtesë golin e në portën e holandezëve e shënoi Andérs Iniesta Luján. Spanja për herë të parë fitoi Kupën Botërore të futbollit. "Ia dedikojmë fitoren vendit tonë, popullit spanjoll si dhe gjithë tifozëve të skuadrës përfaqësuese", - deklaroi trajneri kryesor i përfaqësueses spanjolle Vicente del Bosque.