0Lidhjet e Rusisë dhe SHBA po vijnë duke u përmirësuar dhe po bëhen gjithnjë e më të forta. Një mendim të tillë shprehu në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv NBC Zëdhënësi për Shtëpinë e Bardhë Robert Gibbs, gjatë komentimit të gjendjes së lidhjeve vijuese ruso-amerikane nën dritën e "skandalit të fundit të spiunazhit". Komfirmime evidente të kësaj janë vizita e paradokohshme e punës e Presidentit Dimitri Medvediev në SHBA dhe nënshkrimi i Traktatit të ri mbi reduktimin e mëtejshëm të Armatimeve Strategjike Ofesive  (ASO), gjë kjo që paraqet në vetvete "progresin e arritur në çështjen e reduktimit të armës bërthamore".