Zëri i Rusisë  

Kreu i Zyrës së OKB-së për Drogat dhe Krimin u bë diplomati rus Juri Fjodorov. Sipas mendimit të Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, Kreu i ri zotëron përvojë të nivelit më të lartë, është tejet i mirinformuar mbi gjendjen e punëve në botë dhe ato probleme që qendrojnë përpara këtij dikasteri. Fakti që Zyrën do ta kryesojë përfaqësuesi rus është krejtësisht i natyrshme, i logjikshëm mendojnë vëzhguesit. Sepse pikërisht Rusia këto kohët e fundit është bërë lidere e padiskutueshme e koalicionit ndërkombëtar që po krijohet aktualisht kundër rrezikut kërcënues të drogës që vjen nga Afganistani, ku prodhohet gati 90% e narkotikëve të cilët furnizohen në tregun e zi botëror. Së bashku me vendet e Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv Rusia tashmë i ka ftuar mëse një herë për tu ingranuar me operacionin e përbashkët antigrogë "Barriera" përfaqësuesit e forcave të koalicionit ndërkombëtar që ndodhen në Afganistan. Por hapa realë tani për tani nuk kanë pasuar nga ata në këtë drejtim. Bile më tepër se kaq, gjatë kohës së qendrimit në Afganistan të trupave të huaja prodhimi i narkotikëve atje është rritur në disa dhjetra herë. "Mendoj, se me përpjekjet e përbashkëta të Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Kreut të sapo emëruar të Zyrës së OKB-së për Drogat dhe Krimin mund të zhvendoset në mënyrë kardinale nga pika e vdekur zgjidhja e problemit të prodhimit të drogës afgane. E rëndësishme është tani që komuniteti ndërkombëtar të perceptojë nivelin real të rrezikut këcënues", - vuri në dukje në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" eksperti rus Juri Krupnov. Droga afgane është bërë rrezik real kërcënues për mbarë botën, prandaj dhe lufta kundës kësaj së keqeje duhet të zhvillohet me forcat e bashkuara të komunitetit ndërkombëtar. Aktualisht është e rëndësishme që partnerët rusë në dikasterin antidrogë të OKB-së nga SHBA dhe shtete të tjera të gjejnë sa më shpejt që të jetë e mundur gjuhë të përbashkët. Përndryshe drogat afgane do të vazhdojnë të vrasin e të gjymtojnë shumë fate njerëzish.