0Aeroplani më i ri i pasagjerëve Boeing 787 Dreamliner do të ekspozohet në aviasallonin në Farnborough, i cili do të zhvillohet në periferitë e Londrës në fund të korrikut. Dreamliner është projekti i ri i parë për pothuajse këto 10 vitet e fundit i aviagjigandit amerikan. Puna për konstruktimin e tij filloi në vitin 2004. Ky aeroplan pozicionohet si konkurrent i modelit A 350 të koncernit evropian Airbus.