0Nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare bjelloruso-ukrainase mbi transitin e naftës nga Venezuela në Bjellorusi nëpërmjet territorit të Ukrainës u shty, i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet përfaqësuesi i koncernit shtetëror «Белнефтехим» ("Bjellneftehim"). Ministria e energjetikës dhe lëndeve djegëse e Ukrainës njoftoi se marrëveshja do të nënshkruhet deri në fund të javës në vazhdim. Bjellorusia kishte ndërmend të realizonte transportimin e naftës nga Venezuela nëpërmjet territorit të Ukrainës. Rusia i furnizon Bjellorusisë çdo vit më tepër se 20 milionë tonë naftë. Për shembull, vetëm uzina e përpunimit të naftës e Mozirskut përpunon në muaj 630 mijë tonë të kësaj lënde të parë hidrokarbure.