0Aktiviteti i pakontrolluar ekonomik pranë kufirit kërcënon sigurinë e Rusisë, deklaroi në mbledhjen e Komisionit Kufitar Shtetëror Nënkryeministri Sergei Ivanov. Ai propozoi të bashkërenditen me organet kufitare çfarëdolloj vendimesh që kanë të bëjnë me dhënien e lejes për caktimin në afërsi të kufijve të parcelave tokësore apo vendosjen e objekteve bujqësore. Sipas fjalëve të Ivanovit, puna ka arritur deri aty sa që kanë lindur probleme serioze me demarkacionin e kufijve dhe kalimin përgjatë tyre të njësive kufitare të patrullimit.