Zëri i Rusisë  

Kapërcimi i hendekut teknologjik dhe përmbajtësor midis mjeteve ruse dhe atyre kryesore botërore të informimit masiv është detyrë që duhet zgjidhur në afate sa më të shkurtra. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen e zhvilluar në rezidencën e vet në periferitë e Moskës me drejtuesit e agjencive kryesore informative të vendit, botimeve dhe kanaleve televizive. Ai bëri thirrje për dhënien e ndihmës në zhvillimin e mjeteve rajonale të informimit masiv, ndër të tjera duke siguruar edhe financimi e tyre. Pasi vuri në dukje se në Rusi janë regjistruar rreth 100 mijë mjete informimi masiv, ai evidentoi se më tepër se 90% e tyre janë private. Në një radhë me mjetet tradicionale të informimit masiv ia vlen të zhvillohen edhe ato elektronike, tha ai.