Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryetari i qeverisë Vladimir Putin e uruan ngrohtësisht Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç me rastin e jubileut të tij 60 vjeçar dhe i shprehën urimet më të mira dhe arritjen e sukseseve të ndjeshme në veprimtarinë e tij. Pasi vunë në pah meritat e jubilarit në aktivizimin e dialogut midis dy vendeve tona, ata shprehën shpresën në vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat.