0Duma Shtetërore e Federatës Ruse miratoi ligjin e ri mbi politikën shtetërore në sferën e punës me bashkatdhetarët jashtë shtetit. Që këtej e tutje bashkatdhetarë cilësohen jo vetëm shtetasit e Rusisë që jetojnë jashtë shtetit, por edhe banorët rusishtfolës të shteteve të tjera. Por ligji ngarkon, obligon me detyrime të caktuara edhe Rusinë. Për shembull, bashkatdhetarëve u jepen të drejta të barabarta për vazhdimin e studimeve në institutet e larta ruse, parashikohet teza, pika mbi dhënien e ndihmës atyre për zhvendosjen me banim në Rusi.