Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përditësoi parashikimet e veta të zhvillimit të ekonomisë botërore duke ngritur vlerësimin e rritjes globale ekonomike për vitin 2010 deri në 4,6% GDP. Për këtë shkruan gazeta "Vremia novostei". Sipas mendimit të Fondit, në gjashtëmujorin e parë të vitit ekonomia demonstroi rezultate më të mira nga ato të pritshmet. Gjatë kësaj ekspertët e FMN paralajmërojnë, se tronditjet në tregjet financiare rrisin rreziqet për rimëkëmbjen, shëndoshjen e ekonomisë. Vende lidere, të cilat po dalin më shpejt se të tjerat nga kriza, janë SHBA dhe Kanadaja. Ato dhe po tërheqin pas vetes vendet e eurozonës, të cilat kanë nevojë për masa suplementare për rritjen e sigurisë e qendrueshmërisë së sistemit vetiak bankar, vihet në dukje në pasqyrën e FMN. Siç evidentohet në raport, megjithëse kriza e borxheve ushtron presion serioz mbi Evropën, "rritja e shpejtë e ekonomive të Brazilit, Kinës dhe Indisë ndihmon për mbështetjen e ripërtëritjes ekonomike". Parashikimi i rritjes së ekonomive në zhvillim është ngritur nga 6,3% deri në 6,8%. Në vend të parë vazhdon të mbetet në mënyrë stabile Kina me tregues 10,5%. Rritja e Indisë përbën 9,4%, e Brazilit-7,1%. Në vitin 2011 rritja e GDP ruse, sipas vlerësimit të FMN, do të përbëjë 4,1%, shifër kjo që është 0,8% më e lartë se parashikimi i mëparshëm.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Mihaill Zak, Shefi i Departamentit Analitik "Veles Kapitall"

0 nuk i mbështet në masë të plotë parashikimet optimiste të FMN: " - Nuk është ndonjë punë fort e vështirë të parakalohet Evropa përkatësisht ritmeve të rritjes, meqenëse Evropa, sipas parashikimeve do të mbetet bile edhe pas Japonisë, pa përmendur këtu SHBA. Në periudhën e krizës ekonomia e Rusisë ra në mënyrë të ndjeshme  dhe ritmet relativisht të larta të rritjes së saj aktuale janë të lidhura me bazën e ulët fillestare të llogaritjeve. Mbështetje kryesore për ekonominë ruse, si dhe më parë, vazhdojnë të mbeten çmimet e larta të naftës. Në rast të rënies së theksuar të çmimeve situata mund të keqësohet ndjeshëm dhe ritmet e rritjes sigurisht që do të jenë më të ulta. E megjithatë, dua të vë në dukje, se në ekonominë tonë evidentohen edhe momente pozitive. Një shembull mjaft i spikatur në konfirmim të kësaj është aktivizimi i ndërtimit të shtëpive të banimit në rajonet e vendit. Ky fakt dëshmon për atë se njëfarë gjallërimi po fillon megjithatë. Por të konfirmohet se në ekonominë ruse gjithçka shkon mbarë e mirë është ende shumë shpejt. Ka për ku të synohet", tha

Mihaill Zak, Shefi i Departamentit Analitik "Veles Kapitall"

0.