0Anijet akullthyese ruse "Admiral Makarov" dhe "Kapiten Hlebnikov" po nisen për punë në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Ato do të përcjellin për në Arktik karvanët e anijeve tregare, ndërsa "Kapitan Hlebnikov" do të realizojë gjithashtu edhe lundrime për ekskursionistët-admirues të ekzotikës së ashpër. Këtë vit situata me akujt në rajonin lindor të Arktikut është më e ndërlikuar se sa në vitet paraardhëse. Shkrirja e akujve dhe pastrimi i ujëgropave në sipërfaqen e akullit po ndodh me ritme të ngadalta. E megjithatë, ekuipazhet e anijeve të fuqishme nuk e venë aspak në dyshim se detyrat e shtruara përpara tyre do të plotësohen medoemos.