0Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u paraqit projekt rezoluta që ka të bëjë me tragjedinë e anijes luftarake jugkoreane "Cheonan", me të cilën ranë plotësisht dakort anëtarët e "pesëshes" së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë këtu edhe Federatën Ruse. Në dokumentin në fjalë mungojnë formulimet e rrepta dhe dënimi i drejtpërdrejtë i Phenianit, por megjithatë hetuesit ndërkombëtarë arritën në konkluzionin se anija u fundos pas goditjes së saj nga një silurë (torpedë) verikoreane. RPD e Koresë i hedh poshtë të gjitha akuzat në adresë të vet dhe kërcënohet me dhënien e një "goditje të fuqishme" në rast fillimi të konfliktit ushtarak. Në projekt rezolutën e sipërpërmendur të Këshillit të Sigurimit shprehet "shqetësimi i thellë" në lidhje me rezultatet e hetimt ndërkombëtar, por gjatë kësaj vihet në dukje në mënyrë të veçantë refuzimi i Phenianit për të marrë mbi vete përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur.