Nafta që u derdh nga pusi i naftës, i cili pësoi avari në Gjirin e Meksikës, depërtoi në kënetat e shtetit Misisipi ku jetojnë një numër i madh kafshësh dhe shpendësh, njoftoi Kryetari i bashkisë së qytetit Long Beach-Billy Skellie. Sipas falëve të tij, brigjet e Misisipit i kërcënon katastrofa më e madhe pas shkatërrimeve që iu shkaktuan në vitin 2005 nga tornado Katrina. Është rritur shumë numri i zogjve detarë të mbuluar me shtresë nafte, kurse gaforret dhe karavidhet e peshkuara në brigjet e kënetave janë të ngordhura.