0Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko po hap sot Festivalin e XIX-të Ndërkombëtar të Arteve "Pazari sllav". Në të marrin pjesë rreth 5 mijë artistë nga 34 vende. Në kuadrin e festivalit zhvillohen tradicionalisht Dita e Kulturës dhe Dita e Shtetit të Bashkuar, koncerte gala të mjeshtrave të arteve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës si dhe shfaqje teatrale dhe premiera filmash. Intrigë kryesore e "Pazarit sllav" mbetet si përherë, konkursi ndërkombëtar i interpretuesve të rinj, njofton Agjencia ITAR-TASS.