0Dirigjenti dhe pianisti i njohur Mihaill Pletnjov u nis me turne nëpër vendet e Evropës dhe Amerikës. Më 12 korrik ai do të hapë festivalin në Maqedoni. Pletnjov u ndodh në epiqendër të një skandali të bujshëm që plasi në Tajlandë, ku atë e akuzuan për ngatërrimin, përlyerje në joshjen e një minoreni për vepra të turpshme të karakterit seksual pa ushtrim presioni psikologjik apo fizik mbi të. Dirigjenti konfirmon, se kjo është në të vërtetë një histori mitike dhe se kurrfarë krimesh të rënda ai nuk ka kryer. Akuza zyrtare atij nuk i janë paraqitur, kujton Agjencia ITAR-TASS. Por pavarësisht nga të gjitha këto gjykata tajlandeze e obligoi atë të paraqitet më 18 korrik në vend për hetimin e mëtejshëm të historisë në fjalë.