Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Historia e bujshme me demaskimin e "spiunëve rusë", që ndodhi shumë shpejt pas vizitës zyrtare të Presidentit të Rusisë në SHBA, doli në finishin e vet. 10 qytetarët e arrestuar të Rusisë në SHBA tashmë mbërritën me aeroplan në Moskë. Më parë ata i dërguan me avion special në Vjenë ku i këmbyen me 4 persona që po kryenin dënimin me heqje lirie në burgjet ruse dhe u falën me dekretin e Presidentit Dimitri Medvediev.

Në aeroportin e kryeqytetit austriak u ndodh korrespondenti i "Zërit të Rusisë Igor Bjellov: "- Pasionet që u ndezën rreth skandalit të spiunazhit midis Rusisë dhe Amerikës hynë në stadin e tyre përfundimtar. Më 12.40 sipas orës së mesme evropiane aeroplani i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë u nis nga aeroporti i Vjenës Schwechat në drejtim të Moskës. Ndërsa mbërriti në Vjenë ky aeroplan afërsisht më 11.15. Disa minuta më vonë në këtë aeroport u ul aeroplani amerikan. Të dy avionët i vendosën në periferi të aeroportit shumë pranë njëri tjetrit. Qytetarët rusë të sjellë nga SHBA pa kurrfarë kontrolli pasaportash dhe praktikisht pa ndërhyrjen e autoriteteve austriake kaluan nga aeroplani amerikan në avioni rus dhe u nisën për në atdhe. Midis rusëve që u nisën në SHBA ishte shkencëtari Igor Sutiagin, i dënuar për tradhëti shtetërore me 15 vjet heqje lirie, si dhe ish bashkëpunëtorët e Drejtorisë Qendrore të Zbulimit (ГРУ) dhe Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm (СВР). Me sa duket nga të gjitha,  ndoshta, ashtu dhe do të mbetet mister, se cilët ishin në të vërtetë rusët e arrestuar në Amerikë dhe se çfarë informacioni mblidhnin ata në këtë vend, sepse e tillë është specifika e punës së shërbimeve speciale. Sipas versionit të hetimit amerikan, ata mblidhnin njëfarë informacioni të caktuar mbi SHBA me qëllim transmetimin e tij të mëtejshëm në Rusi. Shtypi i atribuoi atyre jo vetëm veprimtarinë agjenturore, por edhe "pastrimin e parave të pista". Tingëlluan gjithashtu edhe versione të tjera. Por, pavarësisht nga e gjithë kjo histori, autoritetet ruse dhe amerikane kanë ndërmend të vazhdojnë dialogun konstruktiv që u vendos midis tyre në vitet e fundit. Gjatë kësaj, vetëkuptohet, se interesat e secilit vend do të respektohen rreptësisht. Në mesazhin e paradokohshëm të urimit me rastin e Ditës së Pavarësisë Presidenti rus Dimitri Medvediev deklaroi, se Rusia nuk bie nën ndikimin e provokimeve të shërbimeve speciale amerikane dhe prandaj "përgjigje simetrike" nga ana e saj nuk do të ketë. Homologu i tij amerikan, nga ana e vet theksoi, se ngjarja në fjalë në kurrfarë mënyrë nuk duhet të zymtësojë, të errësojë marrëdhëniet ruso-amerikane. Autoritetet amerikane bënë gjithçka të mundur me qëllim që ta depolitizojnë maksimalisht situatën e pakëndshme që u krijua me historinë e spiunazhit, duke theksuar vazhdimisht se të gjitha vendimet mbi gjykimin e qytetarëve rusë janë marrë në nivel shërbimesh speciale. Uashingtoni ishte i interesuar për mbylljen sa më të shpejtë të historisë me skandalin e spiunazhit, mendon eksperti rus Dimitri Susllov: "- As pala ruse dhe as ajo amerikane nuk janë të interesuara aktualisht për keqësimin e marrëdhënieve dhe për ndikimin negativ të këtij skandali në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Që të mos ndodhin të gjitha këto palët ndërmorrën realizimin e një skeme të tillë të përshpejtuar. Sepse marrëdhëniet konstruktive me Rusinë janë garanci e zgjidhjes nga ana e Shteteve të Bashkuara të problemeve tejet të rëndësishme të lidhura me Iranin, Afganistanin si dhe me shkurtimin e armatimeve bërthamore. Ka shumë mundësi që ky "skandal i çuditshëm spiunazhi" të mos jetë i fundit. Por vullneti politik i Rusisë dhe SHBA është shumë më i lartë se vogëlsirat e kësaj natyre. Ai është përqendruar në arritjen e progresit në bashkëpunimin strategjik ruso-amerikan. Këtë gjë e provon dhe e komfirmon më së miri edhe deklarata e MPJ të Rusisë. Në të thuhet, se Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm (СВР) i Rusisë dhe CIA e SHBA me porosi të ushëheqjeve të të dyja vendeve po realizojnë këmbimin e qytetarëve "duke u nisur nga arsyet e karakterit humanitar dhe partneritetit principial konstruktiv".